Historia e Eko-Leter sh.p.k

About Us

Eko-Leter sh.p.k është një kompani shqiptare që ka nisur aktivitetin e saj në vitin 2009 dhe që prej asaj kohe operon në mënyrë të qëndrueshme në tregun vendas. Fillimisht kompania e nisi rrugëtimin e saj si një subjekt importues i produkteve me bazë letre, të destinuara për ambalazh ushqimor dhe industrial. Me kalimin e viteve dhe në përputhje me kërkesat e tregut, Eko-Leter u zhvillua dhe zgjeroi aktivitetin e saj, duke u kthyer në një prodhues të rëndësishëm në këtë fushë.

Sot, kompania prodhon një gamë të gjerë produktesh të cilat përdoren në sektorë të ndryshëm, përfshirë industrinë ushqimore dhe atë industriale. Produktet tona janë të përshtatshme për restorante, pastiçeri, furra buke, bulmetore, supermarkete, markete dhe biznese të tjera që kanë nevojë për ambalazhe funksionale, cilësore dhe miqësore me mjedisin.

Eko-Letër lindi si një ide nga tre vëllezërit Miraka, të cilët vendosën të rikthehen në atdhe dhe të investojnë në vendin e tyre. Me një dëshirë të fortë për të ndërtuar diçka të qëndrueshme dhe të dobishme për komunitetin, ata nisën biznesin si një mikro-investim, duke shfrytëzuar burimet e tyre fizike dhe financiare në maksimum.

Pas një cikli pesëvjeçar zhvillimi dhe konsolidimi, kompania mori një hap të madh dhe vendimtar: prodhoi çantën e parë prej letre në Shqipëri. Ky moment shënoi një pikë kthese në historinë e Eko-Letër, duke hapur rrugën për zgjerimin e aktivitetit dhe ndërtimin e një reputacioni të fortë në treg. Me këtë hap, kompania nisi një fazë të re, e cila u karakterizua nga rritja e kapaciteteve dhe përfshirja në industrinë e përpunimit të çantave me bazë letre.

Në vijim, Eko-Letër filloi të punësonte stafin e parë, duke krijuar vende të reja pune në industrinë prodhuese. U investua në rritjen e cilësisë së prodhimit dhe të materialit bazë – letrës, çka ndikoi drejtpërdrejt në forcimin e imazhit të kompanisë në sytë e klientëve dhe partnerëve. Paralelisht, u ndërtuan strategji të reja në fushën e marketingut dhe të shitjeve me qëllim që produktet tona të njiheshin më gjerësisht në tregun shqiptar.

Kapaciteti prodhues u zgjerua ndjeshëm dhe hapësira e ambientit të punës u rrit nga 350 m² në 1,000 m². Investuam në pajisje moderne dhe burime njerëzore, duke sjellë inovacion dhe efikasitet në çdo fazë të prodhimit. Për më tepër, zgjeruam bashkëpunimin me tregun vendas dhe nisëm eksportin në tregun italian – një treg i madh dhe konkurrues, që kërkon produkte të standardeve të larta.

Ne vitin 2022 kompania mori nje  hap tjeter te rendeshime ajo e spostimit te manifaktures ne qytetitin e Gramshit  ku kryente gjithe procesin e mbylljes   te cantes  ku jane rredh 800 mt magazine

Aktualisht, kompania numëron rreth  100  të punësuar ne te dyja pikat  e saj  Tirane  dhe Gramsh  dhe ofron një gamë të gjerë produktesh për klientë të ndryshëm, të cilët i shërbejmë me korrektësi dhe profesionalizëm. Përkushtimi ynë i vazhdueshëm ndaj cilësisë, shërbimit dhe inovacionit e ka kthyer Eko-Letër në një histori suksesi në fushën e prodhimit të ambalazheve ekologjike në Shqipëri dhe jo vetem

Falë besimit të klientëve tanë, mbështetjes së bashkëpunëtorëve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të punonjësve – që për ne janë aseti më i çmuar – Eko-Letër vazhdon të rritet dhe të zhvillohet çdo ditë.

Në bashkëpunim të ngushtë me partnerë  italiane  dhe jo vetem , ne ofrojmë produkte të certifikuara me cilësi të lartë, të cilat përmbushin të gjitha standardet e Bashkimit Europian. Kjo na mundëson t’u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje të sigurta, funksionale dhe të përshtatura sipas kërkesave të tyre.

Një pjesë e rëndësishme e punës sonë është personalizimi. Ne kuptojmë që shumë klientë kërkojnë jo vetëm cilësi, por edhe identitet. Prandaj, ofrojmë mundësinë e personalizimit të çantave me logon dhe informacionin e biznesit, duke ndihmuar në promovimin dhe përforcimin e imazhit të tyre në treg.

Eko-Letër sh.p.k operon në tregun shqiptar që nga viti 2009, fillimisht si importuese dhe sot edhe si prodhuese e një game të gjerë produktesh me bazë letre për ambalazh ushqimor dhe industrial.

Falë bashkëpunimit me kompani italiane, ofrojmë produkte të certifikuara me cilësi të lartë që përmbushin standardet e Bashkimit Europian.

Një pjesë thelbësore e aktivitetit tonë janë klientët që, përveç cilësisë së shërbimit, vlerësojnë edhe mundësinë për të promovuar logon dhe identitetin e tyre.

Produktet tona janë të përshtatshme për restorante, fast food-e, supermarkete, pastiçeri, furra buke, bulmetore, etj. Porositë realizohen sipas kërkesës dhe mund të personalizohen me logo apo informacione të biznesit.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping