Historia e Eko-Leter sh.p.k
Eko-Letër sh.p.k është një kompani e cila nga viti 2009 operon në tregun shqiptar.
Fillimisht e ka nisur aktivitetin e saj si importuese por tashmë edhe si prodhuese e një shumëllojshmërie
produktesh me bazë letrën, të cilat shërbejnë për ambalazh ushqimor dhe industrial.
Eko-Letër lindi si një ide nga 3 vëllezërit Miraka për tu kthyer dhe investuar në vendin e tyre.
Fillimisht ky biznes nisi si një mikro-investim, duke shfrytëzuar të gjithë kapacitetet tona fizike dhe financiare.
Në fund të ciklit 5-vjeçar, vendosëm prodhimin e çantës të parë prej letre në Shqipëri.
Nga ajo ditë kompania mori tjetër drejtim dhe mund të themi me bindje të plotë që ishte vendimi i duhur.
Menjëherë filluam të punësonim punonjësit e parë në industrinë e përpunimit të çantave,
të rrisnim cilësinë e prodhimit dhe të letrës dhe kjo na ndihmoj në rritjen e imazhit të kompanisë.
Investuam në fushën e marketingut dhe shitjeve me qëllim njohjen e produkteve tona edhe me gjerë;
rritëm kapacitetin prodhues.
Zgjeruam hapësirat e ambientit të punës nga 350 m2 në 1000 m2;
investuam në makineri dhe burime njerëzore; rritëm bashkëpunimin me tregun shqiptar
dhe filluam të shtriheshim jashtë vendit duke eksportuar në tregun Italian.
Sot kompania numëron rreth 38 të punësuar dhe një gamë të gjerë produktesh dhe klientësh të cilëve u shërbejmë
me rigorozitet me qëllim përmbushjen e kërkesave të tyre. Falë përkushtimit të vazhdueshëm në punë
dhe ideve inovative për tregun shqiptar, sot Eko-Letër është një histori suksesi.
Sigurisht falenderime pafund për ata që besuan në idenë dhe punën tonë, për klientët që bashkëpunuan
dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe sigurisht së fundmi por jo nga rëndësia punonjësit e kësaj kompanie,
ata janë aseti më i rëndësishëm.
Duke qenë në kontakt të vazhdushëm me bashkëpuntorët Italian, ofrojmë për tregun shqiptar produkte
të certifikuara të një cilësie të lartë, të cilat përmbushin të gjithë standartet e Bashkimit Europian.
Në aktivitetin tonë një vëmendje të veçantë gëzojnë klientët të cilët veç cilësisë të shërbimit
kanë si objektiv njohjen e logos dhe aktivitetit të tyre.
Eko-Letër sh.p.k është një kompani e cila nga viti 2009 operon në tregun shqiptar, fillimisht
si importuese por tashmë edhe si prodhuese të një shumëllojshmërie
produktesh me bazë letre të cilat shërbejnë për ambalazh ushqimor dhe industrial. Duke
shfrytëzuar kontaktet tona me disa shoqëri Italiane ofrojmë për tregun Shqiptar
produkte të një cilësie të lartë të cilat janë të certifikuara dhe plotësojnë standartet e
Bashkimit Europian.
Në aktivitetin tonë një rëndësi të vecantë kanë klientët të
cilët ve cilësisë së shërbimit impenjohen edhe për të bërë të njohur logon dhe aktivitetin
e tyre.
Produktet tona janë kryesisht për restorante, fast food, markete, supermakete, pasticeri,
furra buke, bulmetore, etj. Porositë kryhen në formatin e dëshiruar dhe mund të
stampohen mbi të informacione apo logo.